Identifikohuni në llogarinë tuaj Apple Account.
Identifikohuni me Apple Account për të pasur akses në shërbimet e Apple si p.sh. App Store, Apple Music, iCloud, FaceTime, Apple Books etj.
Mund të identifikoheni kur konfiguroni pajisjen tuaj Apple ose në çdo kohë:
Në iPhone ose iPad: Shkoni te Settings dhe më pas prekni Apple Account.
Në Mac: Zgjidhni menynë e Apple > System Settings dhe më pas kilikoni te “Sign in with your Apple Account” në shiritin anësor.
Nëse nuk keni një Apple Account, mund të krijoni një të tillë.
Mund ta shfaqni e ta ndryshoni informacionin e Apple Account, duke përfshirë emrin, foton, informacionin e kontaktit, fjalëkalimin, cilësimet e sigurisë dhe informacionin e pagesës dhe të dërgimeve.
Informacionet dhe përmbajtjet tuaja ofrohen në të gjitha pajisjet ku jeni identifikuar me të njëjtën llogari Apple Account. Shikoni artikullin e Apple Support Identifikohuni në llogarinë tuaj Apple Account.